E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 1 maji ambasadat kosovare lëshojnë pasaporta

Duke filluar nga 1 maji, në të gjitha ambasadat, përfaqësitë diplomatike dhe konsullat e Kosovës, do të lëshojnë dokumenta udhëtimi të qytetarëve kosovarë.
 

Këtë vendim e ka miratuar ditë më parë qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë përgatitjet teknike për dhënien e pasaportave të qytetarëve të Kosovës, theksojnë mediat kosovare.
 

Për këtë qëllim MPJ-ja ka dërguar edhe zyrtarë shtesë nëpër përfaqësitë diplomatike për të përgatitur stafin e konsullatave për të dhënë pasaportat për aplikuesit.
 

Po ashtu, me këtë vendim, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me dokumente udhëtimi nëpër këto përfaqësi diplomatike në rast të humbjes së dokumenteve, si dhe vazhdimit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›