E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte: Rasti i Haradinajt, hetim i vështirë

Reagimet ndërkombëtare për lirimin nga Tribunali i Hagës i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, janë të përziera.

Ish-kryeprokurorja Carla del Ponte tha se hetimi në rastin e Haradinajt ishte shumë i vështirë.

“Hetimi në rastin e Haradinajt ishte shumë i vështirë. Nuk kishte bashkëpunim me Kosovën dhe ishte shumë e vështirë për të mbledhur prova” ka thënë ajo, raporton gazeta JNK.

Komisionieri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, tha se BE-ja nuk do të komentojë për lirimin e Haradinajt, duke qenë se nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e Tribunalit.

Edhe ministri suedez për Punë të Jashtme dhe ish-ndërmjetës në konfliktet ne Ballkan, Carl Bildt tha se “këto aktgjykime do të çojnë rajonin në të shkuarën, në një kohë kur vendet në rajon duhet të shohin në të ardhmen”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›