E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jakshiç: Qeveria ka tradhtuar serbët e veriut

Lideri i serbëve nga veriu i Mitrovicës, Marko Jaksiç njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe të Vojislav Kostunicës, i ka quajtur si “thikë në shpinë” vendimet e qeverisë së Serbisë në lidhje me serbët e Kosovës.

Jakshiq ka thënë se presidenti Nikoliq ka fituar zgjedhjet me premtimet për një jetë më të mirë për këtë pjesë.

Sipas tij, veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë janë "thikë në shpinë për serbët e Kosovës", transmetojnë mediet serbe.

Ai ka kërkuar që të mos zbatohet marrëveshja për administrimin e integruar të kufijve sepse sipas tij serbët e veriut refuzojnë marrjen e dokumenteve të Kosovës e kjo parashihet në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›