Del Ponte: Thaçi nuk përmendet në librin tim

Carla del Ponte në Gjenevë nuk flet më për “trafikun e organeve” në Kosovë. “Nuk merrem me ish-Jugosllavinë, tash kam një mision të ri në Siri”, tha ajo, duke shtuar se “trafiku i organeve” në Kosovë tashmë është një çështje që e ka nisur dhe po merret Dick Marty.
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, tani anëtare e komisionit hetues të OKB-së për krimet në Siri, gjatë qëndrimit të fundit në Gjenevë para gazetarëve të OKB-së ka thënë se është e sigurt se në shtetin sirian kanë ndodhur krime lufte, masakra këto kundër njerëzimit, shkruan Preshevajone.
Mirëpo, Del Ponte nuk flet më për “trafikun e organeve” në Kosovë.“Nuk merrem me ish-Jugosllavinë, tash kam një mision të ri në Siri”, tha ajo në Gjenevë për “Presheva jonë”, duke shtuar se “trafiku i organeve” në Kosovë tashmë është një çështje që e ka nisur dhe po merret Dick Marty,
Del Ponte e ka rikonfirmuar mospërfshirjen e Hashim Thaçit në “trafikun e organeve” në Kosovë.
“Unë në librin tim të fundit, as takim e as raporte nuk përmendi Thaçin lidhur me këtë aferë. Dik Marty është ai që ka përmendur Hashim Thaçin në raportin e tij për UÇK-në”, ka rikonfirmuar Del Ponte./Indeksonline/