E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASHT organizoi debat publik për rishikim të teksteve të historisë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar debat publik lidhur me rishikimin e teksteve shkollore nga lënda e historisë. Në këtë debat po marrin pjesë anëtarë të Komisionit për Rishikim të Teksteve të Historisë , ekspertë dhe studiues te kësaj lënde, përfaqësues të Institutit të Historisë, profesor universitar, mësimdhënës të historisë nga shkollat mesme të Kosovës, përfaqësues të shtëpive botuese pjesëtarë të shoqërisë civile etj. Qëllimi i këtij debati është për t`marrë opinionet dhe rekomandimet lidhur me këtë proces.

Me këtë rast Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ndër tjera tha se po vazhdon debati me trajtimin e periodave të ndryshme të historisë veçanërisht të historisë kulturës dhe gjeografisë së Perandorisë Osmane dhe asaj Turke në tekstet shkollore në Republikën e Kosovës . Kjo është faza e dytë e trajtimit të kësaj teme ndërsa komisioni i ekspertëve për rishikim të teksteve , ka hartuar një draft raport në të cilin janë dhënë një varg rekomandimesh .

 "Pas harmonizimit të rekomandimeve që do të dalin nga ky debat me rekomandimet që kanë dalë nga raporti i komisionit, ne do të organizojmë edhe një debat edhe me autorët e teksteve shkollore dhe shtëpitë botuese në mënyrë që bashkërisht në funt të vendosim për atë se si duhet të jenë tekstet shkollore" ka thënë z Mustafa.

Në vazhdim zv .Mustafa sqaroi se në këtë proces nuk bëhet fjalë për ndryshimin e historisë por bëhet fjalë për eliminimin e shprehjeve të cilat konsiderohen si gjuhë e urrejtjes dhe të cilat janë kërkesa të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

"Janë kërkesa të Këshillit të Evropës që nga viti 2001, pastaj ka vazhduar në vitin 2004 me organizata tjera dhe është një proces nëpër të cilin kanë kaluar edhe popujt ose kombet e vendeve të ndryshme evropiane, një proces të cilin e kanë kaluar edhe francezët me gjermanët pastaj vetë Shqipëria në vitin 2004 këtë çështje e ka hapur me Greqinë pastaj në vitin 2005 e ka hapur me Republikën e Turqisë etj. Pra nuk është diçka e re që është duke bërë Republikën e Kosovës por është një proces të cilit ju kanë nënshkruar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian" tha në funt z Mustafa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›