KosovaInFest Tirana con ne Kosove regjisorin e Kosoves

Ne Teatrin Kombetar te Kosoves ne Prishtine sot behet hapja solemne e festivalit nderkombetar te teatrove KosovaInFest te cilit i prine shfaqja Tri vuajtjet e qytetarit Vanek e autorit Vaclav Havel dhe me regji te Andrej Krob e cila eshte njera nga tete shfaqjet teatrore nga vende te ndryshme te Evropes qe do te prezantohen ne edicionin e gjashte te ketij festivali prej dates 3 tetor e deri me 10 tetor.
Organizatori ka thene se ky festival ofron nje game vlerash teatrore nga vende te ndryshme te Evropes ne te mire te begatimit te jetes kulturore e artistike dhe sjelljen e pervojave ketu por edhe ta afirmoje Kosoven ne ato vende.
Ne kete program te perzgjedhur me shume finese duke filluar nga teatri klasik e deri te teatri magjik publiku shqiptar do te kete mundesine te pasuroje jeten e tij shpirterore me vlera qe nuk eshte lehte te kemi mundesi ti shijojme sepse kushton shume ka thene drejtoresha artistike e festivalit Florie Bajoku.
Krahas shfaqjes nga Republika e ekise Tri vuajtjet e qytetarit Vanek qe do ti prije festivalit sipas KosovaLive ne naten e dyte vjen shfaqja nga Polonia Bobok me autor Fjodor Dostojevski dhe me regji te Grigori Lifanov. Ne naten e trete vjen shfaqja Seigradi nga Italia me disa autore e me regji nga Kompania Santasangre. Ne naten e katert shfaqet nje koproduksion i Malit te Zi dhe Maqedonise Zagorka PPO Antisoka Andovska Andovska me autor Vladimir Kosara e regji te Slobodan Milatovicit. Ne naten e peste vjen nje teater nga Zvicra me shfaqjen Kujtimet e nates me autor Philipp Bow e regjisor Matthias Ruttimann.
Shfaqja Beselam pse me flijojne nga Tetari Kombetar i Kosoves me regji te Fatos Berishes ndersa me autor Rexhep Qosja shfaqet ne naten e gjashte. Ne naten e shtate ne skene ngjitet shfaqja nga Teatri Kombetar i Tiranes Kush ka frike nga Virginia Woolf me regji te Kushtrim Bekteshit dhe me autor Edward Albee. Festivalin e mbyll teatri gjerman me shfaqjen Ditari i nje te cmenduri ne regji te Hanna Rudolph dhe me autor Nikolai Gogol. Te gjitha shfaqjet do te mbahen ne Teatrin Kombetar te Kosoves ndersa nuk do te mungojne edhe aktivitetet e tjera. Organizimi i sivjetme i ketij festivali eshte mundesuar me perkrahjen e Ministrise se Kultures dhe menaxhmentit te Teatrit Kombetar te Kosoves.