Qeveria eshte nje problem
Nga Sali Berisha
Presidenti Regan kishte nje teze e cila eshte e rendesishme te mbahet parasysh kryesisht nga ata qe jane ne fuqi. Ai thote se qeveria eshte nje problem. Dhe kjo eshte arsyeja pse kryeministrat duhet te kene parasysh shmangien e ketij problemipasi me taksa te lartaqeverite jane nje problem i vertete
Per evropianet per ata qe do te donin te shohin te shkuaren e tyre te projektuar eshte shume e thjeshte te kuptojne qe ideali evropian eshte ideali me fisnik qe ata kane pasur ndonjehere. shte ideali i paqes i prosperitetitstabilitetit dhe solidaritetit. Padyshim eshte forca levizese e kombeve tona nen dertimin e te ardhmes duke arritur horizont pas horizonti. Ju sot ndodheni ne nje vend ndryshe nga disa prej vendeve tuaja per sa i perket shkalles se zhvillimit por ju jeni gjithashtu ne nje vend i cili ne 18 vjet ka shenuar ndryshimet me dramatike pozitive. 10 dite me pare iu drejtova Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe i thashe se ndersa isha i ulur ne ate salle nemendje me erdhi shtatori i vitit 1992 kur une perfaqesova Shqiperine ne cilesine e presidentit te vendit. 18 vite me pare ky vend ishte me i shkaterruar se cdo vend tjeter ne planet. shte pertej cdo imagjinate cfare mizorish vendoste mbi kete komb regjimi diktatorial. Nuk i tregova audiencespor po ju them juve se ndersa i drejtohesha Asamblese se OKB- se isha i vetmi president ne ate salle me nje page prej 16 amerikane ne muaj per arsye se te ardhurat per fryme ate vit ishin 204 per shkak se 80 e popullsise ishte e papunepasi ekonomia ishte ne kolaps total duke qene se ne kishim dale nga nje regjim diktatoriali i cili e kishte lene vendin ne nje uri kronike masive. Hiperkolektivizimi ne Shqiperi ishte ose u be nje nga mjetet me shtypese te diktatures. Por kete vit iu drejtova OKB-se si perfaqesues i nje vendikrejtesisht tjeter. I thashe audiences se ne nje liber kohet e fundit nje akademik kishte shkruar dhe provuar me fakte se ne planetin tone cdo 20 vjet ndodh e paimagjinueshmja. Por Shqiperise ky ndryshim i pa mase ky ndryshim i paimagjinueshem i ndodhi ne me pak se 20 vjet.
Shqiperia qendron sot ne kategorine e vendeve me te ardhura te mesme te larta renditet ne pozicionin e vendit te 57 ku mund te jetosh me mire. Shqiperia ka sot nje ndryshim shume te vogel nga shumica e vendeve te zhvilluara per sa i perket jetegjatesise. Shqiperia ka nje nga normat me te uleta te vdekshmerise maternale ne bote. Shqiperia eshte nje vendku sot 70 e nxenesve qe mbarojne shkollat e mesme regjistrohet ne universitete ku 91 e atyre qe mbarojne arsimin 9-vjecar te detyruar hyjne ne shkollat e mesme. Shqiperia ka indeksin me te larte te penetrimit teteknologjise se informacionit ne shkolla pra ka internet ne cdo shkolle. Shqiperia eshte sot nje vend ku 80 e GDP vjen nga sektori privat. Ky vend ka nje ekonomi ne rritje madje dhe ne mes te krizes financiare boterore. Vitin e kaluar ne patem nje rritje ekonomike prej 3.5 per qind dhe kete vit rritja dote jete edhe me e larte. Kete vit eksportet jane rritur me 62 per qind dhe ne serishkete vit rritem pagat dhe pensionet dhe do te vazhdojme ne programin tone.
Mendoj se ka njerez qe flasin per nje hopcilesor dhepadyshim vendi im ka shenuar ndryshime te pa imagjinuara por hopi i vertete cilesor ishte solidariteti i Shteteve te Bashkuara dhe kombevete tjere miq drejt vendit tim gjate ketyre 18 viteve. Nga ana tjeter cfaredo qe kemi arritur e kemi arritur duke perdorur zgjeruar dhe konsoliduar lirite.Ne vitin 1991 kur vendi ishte vertete i shkaterruar Sekretari i Shtetit JamesBaker vizitoi Shqiperine. Gjysme milion njerez u mblodhen ne sheshin Skenderbej dhe ai i tha turmes Liria do te punoj per ju. Kjo eshte ajo cfare historia ka treguar per kombet e tjera dhe doli vertete profetike liria punoi per shqiptaret.
Pse po kembengul per lirite Sepse duke nisur nga mjerimi masiv nga varferia ekstreme eshte nje veshtiresi shume e madhepor iniciativa e lire punoi per kete vend ajo u shnderrua ne leven e Arkimeditper ndryshimin. Ne vitin 1995 bizneset e vogla private punesuan ne nje vit 107mije njerez. Keshtu papunesia u ul. Une jam nje njeri i taksave te uleta dhe besoj ne taksat e uleta. Une gjithmone kam besuar ne taksat e uleta. Formimi im eshte kardiologjia por jam influencuar shume nga Ronald Reagan per dy arsye. Se pari ky president i madh i SHBA me bindje dhe nga i gjithe sistemi i tij imendimit ishte antikomunist. Ai e quajti Bashkimin Sovjetik perandoria e se keqes.Se dyti jam influencuar nga ai sepse ai nuk vinte nga ndonje profil politik ose ekonomik. Ai ne politike erdhi nga arti une ne politike erdha nga shkenca. Kjo eshte arsyeja pse besoja tek ai. Ai ka disa shkrimeshume interesante rreth taksave te uleta dhe ai me bindi qe taksat e uleta janepolitika me e mire. Presidenti Regan kishte nje teze e cila eshte e rendesishme te mbahet parasysh kryesisht nga ata qe jane ne fuqi. Ai thote seqeveria eshte nje problem. Dhe kjo eshte arsyeja pse kryeministrat duhet te kene parasysh shmangien e ketij problemipasi me taksa te lartaqeverite jane nje problem i vertete.
Por cfare tjeter me shtyu drejt taksave te uleta Nese do te shohim sistemin qe lame pas se cfare ishte nga pikepamjaekonomike do te shohim se ishte nje deshtim i plote. Pse ishte nje deshtimiplote Ishte nje deshtim i plote jo sepse kishte kapital publik kapitali publik ekziston ne vendet e lira sektori publik ekziston dhe lulezon ne disaraste por ishte nje deshtim per shkak te mungeses se plote te kapacitetevemenaxheriale. Socializmi ne ish vendet komuniste vecanerisht ne Shqiperishkaterroi cdo kapacitet menaxherial tek njerezit. Kjo eshte arsyeja pse besimi per sektorin privat ishte e vetmja alternative per ne. Te besosh sektorin privat do te thote te lejosh me shume para ne llogarite e tyre duke pranuar separaja ne llogarite e tyre ka me shume vlere se ne ato publike. Kjo eshtearsyeja pse ishte e drejte te besohej ne taksat e uleta dhe e vendosa Shqiperine ne vendin me barren me te ulet fiskale ne Evrope.
Pasi u ktheva ne pushtet ne 2005 iu ktheva politikes sime te taksave te uleta. Ne fakt duke pergjysmuar taksat qe do tethote pergjysmimin e takses se korporates nga 25 ne 10 perqind taksave te te ardhurave personale nga 23 ne 10 perqinddhe kontributet e sigurimeve shoqerore nga 32 ne 15 perqind te ardhurat ne kater vite u mbi dyfishuan nga taksat dhe tarifat.
Investimet e huaja direkte u rriten shume. Nedy vitet e fundit ne kemi nenshkruar me shume se 6 bilion euro kontratakoncesione dhe investime me te tjera. Kompani nga vendet tuaja nga Norvegjiane Izrael punojne ne Shqiperi. Kjo eshte arsyeja pse ekonomia jone vazhdon territet. Nje tjeter arsye pse ekonomia jone vazhdon te rritet jane eshte se nejemi investitore te medhenj. Ne investojme ne rrjetin rrugor 10 perqindteGDP. Kjo eshte arsyeja pse Drejtoria e pergjithshme e ekonomise dhe finances se BE ne analizen e ekonomise se rajonit thote se rritja e Shqiperise eshte e bazuar ne investime dhe jo ne konsum.
Kjo eshte e vertete. Ne jemi investitore neekonomine tone. Ne kemi pasur nje rrjet rrugor rudimentar por rruget jane te nje rendesie jetesore per zhvillimin. Ne kater vjet ne kemi asfaltuar me shumese 6000 kilometra rruge ne do te asfaltojme ne keta kater vjet 7000 km tetjere dhe Shqiperia do te jete e gjitha e asfaltuar. Kjo eshte ajo ku ne qendrojme. Ne qendrojme tek keto projekte te infrastruktures duke u bazuar tek koncepti se ajo cfare njerezit kane me te rendesishme eshte koha qe nga cdo cep i vendit ata do te mund te arrijne kryeqytetin ne gjysmen e kohes qe iu eshte dashur me pare. Sot isha ne nje zone te larget jo dhe aq te largetproblemi ishte rruga. Takova fermere dhe ndjeva gezimin e tyre per rrugen e re qe po asfaltohet atje. Imagjinoni keta fermere dilnin nga shtepite e tyre qene mengjes heretper ti sjelle produktet ne Tirane. Tani ata do te kenerrugen e re do ti bashkohen tregut ne menyren me te lehte. 5 vite me pare shkova ne nje rajon tjeter ne veri te Durresit dhe gjeta atje nje rruge etmerrshme dhe fermere te deshperuar qe nuk kishin akses ne tregje. Ne ndertuam nje rruge te re dhe kete vit kryetari i komunes me tha se cdo dite 46.000 makina shkonin ne plazhet e komunes nje bregdet i mrekullueshem dhe asnje produkt nuk ngeli pa u shitur. Kjo eshte arsyeja pse ne po rinovojme rrjetin rrugor.
Ne po punojme shume edhe per infrastrukturen dixhitale. Vendi im duhet te arrije moshen dixhitale. Ne vitin 2005 ne kishimnje nivel te penetrimit te ICT shume te ulet 4.8 perqind nje nga me te uletitne bote. Tani jemi ne nivelin 32 perqind dhe kemi tre vite per te arritur mesataren evropiane. Ne e shtrime internetin ne cdo shkolle ne cdo zyrepostare. Tani po punojme per internetin me lidhje te shpejte ne nivel kombetar.Kemi rritur shume perdorimin e internetit ne telefonine celulare. Porgjithashtu kam nje zotim per rinine shqiptare per tre vjet cdo nxenes do ketenje kompjuter. Po kujdesem per dy projekte te medha njeri eshte me Institutine Teknologjise se Massachusetts kompjuteret 100 dhe nje projekt tjeter eshte ai i adaptuar nga portugezet me Intel. Shpresojme qe projekte te reja do tevijne dhe cdo nxenes ne kete vend do te kete nje kompjuter. Dhe arsyeja pse nee bejme kete eshte per te arritur kohen e humbur dhe une besoj se duke lundruar ne universin e internetit do te jete nje ndihme e madhe per ta. Do tindihmoje te ndryshojne jetet e tyre.
Padyshim dy ishin dy projektet me madhore tekombit tim integrimi ne NATO ku ne u beme pjese dhe tani integrimi neBashkimin Evropian. I gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE.Une ju jam shume mirenjohes juve dhe te gjithe atyre qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per vendin i cili prek nje nga lirite me te cmuara te qenieve njerezore. Imagjinoni nga nje liri e levizjes shqiptare ne nje liri evropiane te levizjes. Sa shume zgjeron sa shume influencon pozitivishtpsikologjine e njerezve. Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate. Ne i moremnje per nje te 120 kerkesat dhe une u kam thene te gjithe kolegeve te mi qe nekemi nevoje per nje vleresim te drejte asgje tjeter. Ne duhet te performojme.Dhe cdo proces per shqiptaret duhet te jete i bazuar ne performance. Kjo eshte per interesin e tyre jetesor. Vendi ka nevoje te ndryshohet vendi ka nevoje tetransformohet.
Sot ne kete kuader ne kemi arritur te instalojme sistemin me te mire te teknologjise te larte ne kontrollin ekufijve i kemi pajisur qytetaret tane me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike te standardeve me te larta. Kemi ngritur nje bashkepunim te ngushte dhe efektiv me partneret tane dhe vendet mike ne luften kunder terrorizmit krimitte organizuar dhe korrupsionit. Keshtu vendi sot ka indekset e kriminalitetit me te uleta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Keshtu vendi sot eshte nje vendi sigurt.
Fjala e mbajtur sot ne takimin me te rinjte federaliste evropiane Jaune Europeenne Federalist