E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Babane ma vrane borxhlinjte"

Fier- Djali denoncon zhdukjen e te atit prej shtate vjetesh, ndersa hedh dyshimet per nje vrasje te tij dhe zvarritje te hetimeve per zbardhjen e ngjarjes. Simon Fetahu, i eshte drejtuar Komisariatit te Fierit mengjesin e djeshem, duke depozituar kallezimin per humbjen e te atit, Baftjar Fetahu, qe prej muajit dhjetor te vitit 2002. I riu mesohet se ka dhene edhe emrat e tre personave qe dyshohen si autore, ndersa mendohet se krimi mund te kete ndodhur per shkak te borxheve, kurse trupi nuk eshte gjetur ende.

Simon Fetahu, i martuar me dy femije, banor i fshatit Portez, ka ribere denoncim per zhdukjen e 65-vjecarit, i cili ne kohen qe ka humbur ishte banues ne fshatin Ngjeqar. "Kam denoncuar edhe nje here ne vitin 2003, por Prokuroria e Fierit e ka pushuar ceshtjen", thote i riu duke na treguar edhe dokumentet e pushimit te ceshtjes. Vonesa dhe misteri per fatin e te atit e kane detyruar Simonin, qe te kerkoje serish hapjen e hetimeve, duke dhene edhe emra te dyshuarish. Baftjar Fetahu, ne fshat thirrej Behar dhe sipas rrefimit te te biri,t ka qene disa here i martuar. Nga martesat ka disa femije, por me nje prej grave, me te cilen ka qendruar me shume ne kurore, ka tete femije, 6 djem dhe dy vajza. "Zhdukja e babait tim ka ndodhur ne daten 27 dhjetor te vitit 2002, por ne e kemi mesuar ne daten 2 janar te vitit 2003. Ne si femije jetojme ne Portez. Ka ardhur xhaxhai im i vogel, Nexhipi, qe me njoftoi se babai nuk ishte bere i gjalle prej 5 ditesh", rrefen Simoni. I shqetesuar per fatin e 65-vjecarit ai eshte nisur per ne fshatin ku dhe ai banonte. "Babai jetonte me njerken, Margariten, pas vetevarjes se mamase ne traun e shtepise, ne 1994, pasi vuante nga depresioni. E pyeta njerken dhe ajo me tha se kishte shkuar ne shtepi nje burre i thinjur e me kostum te bardhe, qe e kerkoi dhe babai kishte ikur me te", vijon Simoni. Pas interesimeve qe ka bere ka rezultuar se ai ishte larguar me Veli Fetahun, nje kusheri i tij, te cilit i kishte lene toka me qira per t'i punuar. "Veliu me tregoi se babai ikte rruges e kthente koken dhe ne dore mbante nje fshikull dhe e tundte. Pas interesimeve mesova se babai ka pasur konflikt me tre persona, dy nga fshati dhe nje nga fshati Molisht i Beratit, i aferm i njerkes", thote Simoni. Shkak mendohet te jete bere pikerisht konflikti per siperfaqet e tokes ne pronesi, ndersa vete 65-vjecari kujdesej per 30 krere dele. Ndersa me personin e trete, Baftjari kishte lidhje shoqerore dhe e kishte ndihmuar disa here ne vitin 1997, duke i shlyer disa borxhe. "Ky person kishte blere edhe 25 krere dele te babai dhe nuk i kishte dhene parate dhe eshte njeriu kryesor, tek i cili une dyshoj. Ai quhet Hamit Malaj", deklaron Simoni emrin e te dyshuarit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›