E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del në ankand një tufë flokësh e Majkëll Xhekson

Share

A ka ku shkon më çuditshëm se kaq?

Shtëpia e ankandeve Gotta Have Rock and Roll, ka nxjerrë në ankand një grumbull flokësh, që thuhet se janë të Majkëll Xhekson. Ato janë peshkuar nga një tub shkarkimi në një hotel në Nju Jork.

Gjithmonë e më shumë kërkohet të bëhet para e madhe me copëza kujtimesh nga Majkëll Xhekson. Xhaketa, dorashkat, madje edhe krevati ku vdiq ka dalë në ankand. Por të peshkosh flokët e tij nga një tub shkarkimi e ti nxjerrësh në shitje???

Ankandi pritet të zgjasë gjashtë ditë. Blerësi fatlum do marrë edhe një certifikatë origjinaliteti. Shtëpia e ankandit pretendon të kapë 5 mijë dollarë nga ky grumbull flokësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›