E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- 6 fshatra pa ujë, banorët i rikthehen jetesës primitive

Gjirokastër- Gjashtë fshatra të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër prej 6 muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e fshatit ankohen se uji që vjen nga burimi i Nepravishtës humbet rrugës prej dëmtimeve të paligjshme. Një tjetër shkak i mungesës së ujit në këto zona është edhe mungesa e investimëve për ndërtimin e ujësjellësit për zonën, sipas banorëve.

Fshati Frashtan dhe Lugar ka më së shumti banorë të vjetër në moshë, për të cilët mungesa e ujit të pijshëm është bërë shumë shqetësuese. Madje ata i janë rikthyer mjetëve tradicionale të grumbullimit të ujit nëpërmjet sterave të dikurshme që e mbledhin atë nga ullukët e çative.

Nga ana tjetër autoritetët vendore të komunës Dropull i Poshtëm shpjegojnë se këto 6 fshatra furnizohen me pompa me energji elektrike, që harxhojnë shumë. Dhe sipas tyre dukë qënë se Komuna ishte prej vitesh është debitore ndaj CEZ-it këta të fundit kanë ndërprerë edhe enërgjinë elektrike.

Në këtë situatë të vështirë po përballen çdo ditë banorët e këtyre fshatrave të cilët kërkojnë zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj gjendjeje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- Rruga për në Adrianopol, e pakalueshme
  2. Shkozë, 10 ditë pa ujë, banorët në protestë
  3. Gjirokastër – Qendra Shëndetësore, kushte të mjerueshme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›