Ky është Trupi i ri (FOTO)
Share
Bota e modës është kaq e magjepsur pas kësaj modele 19 vjeçare, sa e ka quajtur Trupi i ri. Bëhet fjalë për Karlie Kloss, që ka pozuar nudo për revistën Vogue.
Ky ka qenë një vit tepër i ngjeshur për modelen, që po ngjit hapat me shpejtësi të jashtëzakonshme. Bukuroshja e lindur në Çikago është aktualisht e renditur si numri 4 në botë nga models.com dhe nuk do duhet shumë kohë përpara se ajo të arrijë Gisele Bundchen dhe Heidi Klum në famë.
Këtë vit Kloss ka rinovuar kontratën e saj me Christian Dior për sezonin e tretë radhas.
Ajo njihet për ecjen e saj në pasarelë, që përshkruhet si e fuqishme dhe si panterë.



