E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bie pishman që e ka falur

Marrëdhënia mes Robert Pattinson dhe Kristen Stewart duket se është sërish në krizë, të paktën kështu shkruan revista Life & Style.

Robert është duke luftuar ende me hijen e tradhtisë së Kristen, që e ndjek nga pas, dhe me sa duket bashkimi nuk i ka bërë mirë, sipas revistës.

Cifti ka kaur pushimet e Votit të Ri në Londër me një grup miqsh, sipas të cilëve ata konfliktoheshin për cdo gjë. “Gjërat për ta nuk po shkojnë mirë”, tha një burim për Life & Style.

"Robi nuk është më i lumtur. Është vetëm çështje kohe dhe keni për të parë që do e mbyllë këtë histori”, ka thënë një mik i tij.

26-vjecari Pattinson dhe Kristen 22 vjec u ndanë për një periudhë të shkurtër vitin e kaluar, kur u zbulua se aktorja e kishte tradhtuar me regjisorin Rupert Sanders, i martuar dhe me fëmijë. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›