Del nga koma duke dëgjuar Rolling Stones
Për shumë e habitshme, por tërësisht e vërtetë. Ajo që mund të keni dëgjuar vazhdimisht se muzika bën mrekullira këtë radhë ka edhe mbështetjen në një rast të freskët. Sigurisht, jo të vetmin.
Disku i parë “Satisfaction” i Rolling Stones, ka zgjuar nga koma një bukëpjekës anglez 70-vjeçar. Gjendja vegjetuese e Sam Carter për shkak të anemisë zgjaste prej 10 javësh.
Sipas këshillave të së shoqes, mjekët i vinin prej 3 ditësh muzikë rrok. “Mbaj mend vetëm që kur kënga filloi, pata një shkarkim energjie”, - ka deklaruar ai pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore.
Sigurisht që nuk ka harruar të japë falenderimet e përzemërta. “Dua të falenderoj Jagger”. Mjekët kanë mbetur edhe vetë të befasuar. Sipas tyre, Carter kishte 30% mundësi mbijetese.