Shkolla e Policisë, shpallen 216 fituesit
Tiranë- Shpallen fituesit e konkursit për Shkollën Bazë të Policisë. Në testimin me shkrim morën pjesë 1.034 nga kandidatët që kishin aplikuar në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të testimit me shkrim, nisur nga pikët e grumbulluara u kualifikuan fitues për këtë fazë të konkurimit 216 nga kandidatët që kanë aplikuar.
Testimi me shkrim është faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve që do të ndjekin kursin për Patrullën e Përgjithshme. Rezultatet e testimit me shkrim u nxorën në prani të kandidatëve pjesëmarrës dhe korrigjimi i tyre u bë me skaner.
“Kandidatët që kanë grumbulluar mbi 60 pikë konsiderohen fitues dhe do t?i nënshtrohen fazave të tjera të përzgjedhjes”- thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, nga data 12 deri me datën 15 gusht fituesit e testimit me shkrim do i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të zhvillohet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”. Për testimin fizik është përcaktuar afati i konkurimit, në bazë të numrave rendorë.,
Në datën 12 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 1 deri në numrin rendor 54.
Në datën 13 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 55 deri në numrin rendor 108.
Në datën 14 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 109 deri në numrin rendor 162.
Në datën 15 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 163 deri në numrin rendor 216.
Në përfundim të të gjithë procesit do të përzgjidhen për të vazhduar kursin e formimit bazë policor 150 nga kandidatët që kanë aplikuar.