E Diel, 1 Nëntor 2026

do vit 10 paciente me semundje zemre do trajtohen ne Itali

Çdo pacient shqiptar që do të trajtohen në spitalin pediatrik “Giannina Gaslini” në Itali, një ndër qendrat e ekselencës në nivel ndërkombëtar në fushen e pediatrisë do të përfitojë 30 perqind ulje çmimi, ndërkohë që çdo vit 10 fëmijë me probleme të rënda në zemër do të dergohen për kurim atje. Zv/ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia dhe Drejtori i Pergjithshëm i Institutit Gaslini Paolo Petralia vetëm pak ditë më parë në Genova të Italise kanë firmosur marrëveshjen që pritet t’i japë zgjidhje urgjencave kardiake të rënda në moshat pediatrike, të pakurureshme deri tani në spitalet tona.

Falë kësaj marrëveshje pala italiane do të ofrojë asistencë edhe për ngritjen e të parës qendër të hemodinamikes pediatrike në vendin tonë në mënyre që difektet kardiake tek fëmijët të mund të realizohen tek ne edhe pa operacion.

Rreth 350 fëmijë me defekte të lindura në zemër nga Shqipëria kërkojnë ndihmën e mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ndërkohë që i lartë është edhe numri i personave me të njëjtat probleme që vijnë nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›