E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat sfida e radhes

Parlamenti mund të shfrytëzojë 6 javë në dispozicion për të përmbyllur reformat që Bashkimi Europian ka vënë si kushte për statusin e vendit kandidat. Mesazhi i BE u ritheksua dhe nga presidenti i KE-së Barroso, i cili theksoi se pas zgjedhjes së presidentit duhet konsensus politik dhe institucional për reformat. Kontaktet e para të palëve nuk kanë sjellë ende asgjë të re, ndërsa opozita përmes kreut të saj, ka ritheksuar disa herë bindjen e tij se Shqipëria nuk do ta marrë statusin pasi nuk zgjodhi president Konsensual. Mazhoranca ka saktësuar të kundërtën, duke deklaruar se presidenti u zgjodh në mënyrë kushtetuese dhe përmes një procesi gjerësisht të negociuar, ku opozita refuzoi të jepte konsensus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›