Vijojne urimet per Presidentin Nishani

Vijojnë urimet ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani. Për zgjedhjen në detyrën e kreut të shtetit e kanë uruar presidntit nishani I kanë ardghur mesazhe urimi nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Republikës së Turqisë Abdullah Gul, Presidenti i Kinës Hu Jintao dhe Ambasadori i Spanjës Rafael Tormo Perez. Një ditë më parë presidenti Nishani mori mesazhj uirimi dhe nga presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso. Në mesazh shkruhej gjithashtu se ky është një moment kritik për rrugën europiane të Shqipërisë. Reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria për të shënuar progres në rrugën drejt Bashkimit Europian, kërkojnë konsesus dhe mbështetje, koherencë dhe punë konstruktive nga të gjitha institucionet dhe partitë politike. Barroso i kërkonte Nishanit se si president, duke përfaqësuar unitetin e popullit në linjë me kushtetutën të ketë një rol thelbësor për të siguruar një klimë të butë politike dhe të qëndrueshme dhe në forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të institucioneve kyçe shtetërore sidomos në fushën e drejtësisë.