Del nga shtrati Devolli, përmbytet mbi 100 hektarë tokë

>Shtabi i Emergjencave merr masa për përballimin e situatës
Lumi Devoll ka dalë nga shtrati duke rrezikuar nga shembja një digë, ndërsa qindra hektarë tashmë janë nën ujë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa më shumë se 100 hektarë janë përmbytur në të gjithë rrethin e Devollit. Gjendja e alarmit ka vënë në punë me dhjetëra mjete shpëtimi, madje dhe mjete të ushtrisë, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave Civile pranë institucionit të prefektit ka shpallur gjendjen e gatishmërisë.
Reshjet e shumta të shiut në rajonin juglindor gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar shumë probleme serioze, ndërkohë që lumi Devoll ka dalë nga shtrati, duke prishur disa prita si dhe duke rrezikuar digën e Zëmblakut, e cila mund të sillte një përmbytje dhe të disa fshatrave në rrethin e Devollit. Ndërmarrja e Bordit të Kullimit në Korçë, e cila administron ujërat në këtë rajon, ka çuar në pikat e nxehta ku prurjet e ujit kanë qenë të pazakonta mjete të shumta si ekskavatorë, traktorë etj., ndërsa gjendja vazhdon të jetë serioze edhe pas këtyre ndërhyrjeve. Dalja nga shtrati e Përroit të Oshicës së bashku me lumin Devoll në zonën e Hoçishtit kanë shkaktuar përmbytjet më të mëdha të ndodhura në 20 vitet e fundit, ndërkohë që sasia e reshjeve të shiut ka kaluar të 60 milimetrat. Sipas drejtorit të Bordit të Kullimit në Korçë, Gentian Pere, janë rreth 100 hektarë tokë bujqësore nën ujë, pjesa me më e madhe e të cilës e mbjellë me kulturën e grurit, ndërsa dëmet sipas Peres janë të konsiderueshme.
Shkaqet e përmbytjes
Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në afërsi të disa fshatrave, duke nisur nga Devolli i Sipërm në Vidohovë, Ponçarë, Miras dhe duke vazhduar më tej dhe në Hoçisht, Tren etj,. Për fat të mirë përmbytja nuk ka prekur banesat e të paktën 10 mijë banorëve të këtyre fshatrave, ndërsa të mbjellat e tyre janë shkatërruar krejtësisht. Situata e pazakontë e kësaj përmbytjeje është krijuar nga mosmarrja e masave në kohë si dhe mungesa e vëmendjes për situatën e pritave, digave dhe ujëmbledhësve të kësaj zone, të cilat janë një kërcënim real për jetën e banorëve të këtij rrethi. Përfaqësuesit e Emergjencave, thonë se kjo situatë është rënduar edhe nga dy çarjet që ka pësuar përroi i Oshticës në fushën e Devollit, ku edhe po ndërhyhet. Njëherësh po ndërhyhet edhe në kolektorin e Sovianit në fushën e Maliqit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se digat dhe rezervuarët që shtrihen në territorin ku kalon lumi Devoll janë nën kontroll dhe brenda kuotave të parashikuara. Në zonat e përmbytura po punojnë automjetet e bordit të kullimit dhe po punohet për mbylljen e çarjeve. Por nëse reshjet e shiut do të vazhdojnë të bien me këtë intensitet, parashikohet një përmbytje me përmasa shumë më të mëdha, ndërkohë që heqja e rërës në shtratin e lumit Devoll është një tjetër kërcënim për ndryshimin e rrjedhës së ujit, që është duke shkatërruar gjithçka. Megjithatë, për drejtorin e Bordit të Kullimit në Korçë, Gentian Pere, situata është vënë në kontroll, porse nuk mund të parashikohet sipas tij ajo se çfarë mund të ndodhë në rast të reshjeve të tjera të shiut, ndonëse janë marrë masat për evitimin e përmbytjes.