Obama falënderon Biberajn për pjesëmarrjen e inaugurimit presidencial
>Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, përshëndet dhe falenderon zv. Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj, për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit presidencial në Washington D.C. Në mesazhin e Presidentit Obama shkruhet: Faleminderit zoti Biberaj që ishit pjesë e ceremonisë së inaugurimit më të hapur të historisë së SHBA-së.
Siç ne kemi filluar punën për të ribërë Amerikën, Ne duhet të mbështetemi në shpresa të përbashkëta që na mblodhën së bashku këtë javë. Unë mbështetem tek Ju, për të mbajtur shpirtin e bashkëpunimit. Kombi amerikan përballet me shumë sfida, të cilat do t'i përballojë. Faleminderit për gjithçka keni bërë, përfundon mesazhi i presidenti t 44-ët të SHBA-ve Barack Obama. Kjo letër vjen pikërisht pas kërkesës së kryeparlamentares Jozefina Topalli drejtuar Këshillit të Europës për zëvendësimin e Zv.Presidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës zotit Aleksandër Biberaj me ish ministrin e Drejtësisë zotin Ilir Rusmaili.