E Diel, 1 Nëntor 2026

Delavekouras: Nacionalizmi, kërcënim real. Bashkëpunim për të ardhmen evropiane

ATHINE- “Nacionalizimi eshte kercenim real. Ne duhet te shohim nga e ardhmja per te ndertuar se bashku te ardhmen tone evropiane” Keshtu eshte pergjigjur per mediat Gregory Delavekouras zedhenes i ministrise se Jashtme greke, pas pyetjes per debatin e fundit qe pasoi deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha per nje Shqiperi nga Presheva ne Preveze.

“Ne duhet te jemi shume te kujdesshem pasi nacionalizmi ne rajonin tone eshte nje kercenim real. Rritja e nacionalizmit  në një rajon si Ballkani, i cili ka vuajtur shumë nga sjellje nacionaliste e irredentiste dhe qëndrime duhet të mbahet nën kontroll. Ne nuk mund të lejojmë që kjo rritje të nacionalizmit të vazhdojë”- ka thene ai.

Ai ka pranuar se ka pasur nje pergenjeshtrim te deklarates se Berishes, ndekrohe qe thekson se duhet te punojne ne menyre qe tere rajoni te jete me prane standardeve evropiane. “Unë mendoj se kjo është në interes të Shqipërisë dhe në interes të popullit shqiptar, të cilin Greqia ka mbështetur gjithë këto vite”- tha ai, duke shtuar se  “ajo  qe duhet te jetë e qartë eshte se ne nuk do të tolerojmë lëvizje e qëndrime nacionaliste, që e shpien rajonin tonë mbrapa. Ne duhet të shikojmë të ardhmen dhe, së bashku të ndërtojme të ardhmen tonë të përbashkët europiane”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›