Ligjet miratojne dekretin per Prokurorin e ri te Pergjithshem
Dekreti i presidentit Bujar Nishani për Adriatik Llallën u shqyrtua sot në Komisionin parlamentar te Ligjeve. Deputetët zhvilluan një séance dëgjimore me zotin Llalla, ndërsa relator i çështjes ishte, deputeti demokrat Dashnor Sula. Nga ana e saj opozita në këtë komision nuk drejtoi asnjë pyetje dhe në fund të seancës dekreti i Presidentit për kryeprokurorin e ri u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi ligjvënësit socialistë abstenuan.
Gjatë kësaj seancë Llalla në fillim të fjalës së tij shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që Kuvendi i ka dhënë institucionit të drejtuar prej tij, ILDKP-së.
Ndërsa lidhur me institucionin që pritet të drejtojë vlerësoi si të rëndësishëm besimin e publikut tek organi i akuzës. Në këtë funksion Lllalla garantoi se nuk do të bëhet palë me asnjë fenomen, do të forcojë bashkëpunimin me institucionet e vendit, duke e shoqëruar gjithë këtë proces me një element të rëndësishëm atë të transparencës. Por paraprakisht pothuajse të gjitha forcat parlamentare, përveç LSI-së, kanë deklaruar qëndrimin e tyre përkundrejt këtij dekreti. E majta parlamentare shfaqet e ndarë në qëndrimin që do të mbajë në Kuvend ndaj dekretit të Presidentit për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Kështu, nëse nga ana e saj Partia Socialiste do të abstenojë dekretimin e Adriatik Llallës për postin e kryeprokurorit të ri. Ndërkohë që PBDNJ-ja ka deklaruar votën e saj pro.