E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miratoi planin orientues te veprimeve per zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë sërish pikën e rendit të ditës që kishte të bënte me ngritjen e zonave të Administrimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
Projekt-udhëzimi i bashkimit të qëndrave të votimit ka për qëllim të përcaktojë rregullat, që duhet të ndiqen nga organet e qeverisjes vendore, gjatë procesit të ngritjes së qendrave të votimit, bashkimit të tyre dhe përgatitjes së hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.
Gjithashtu në këtë Udhëzim përcaktohen dhe afatet kur kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet të njoftojnë KQZ-në për një sërë përcaktimesh që bën Kodi Zgjedhor. 
 Në mbledhjen e rradhës u miratua plani orientues i veprimeve të KQZ-së për këto zgjedhje. Ky plan përmban hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe u miratua me shtatë vota pro dhe asnjë kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›