Dyshim për falsifikimin e hartës topografike të tokës së gjyqtarit
07/10/2011 Prokuroria ekspertizë hartës së lëshuar nga AKKP për tokën në Gjirin e Lalzit
TIRANE- Zbulohet harta topografike e falsifikuar që ka bërë mbivendosjen e sipërfaqes tokësore, e pretenduar kjo nga trashëgimtarët e fisit Shallvari, ku mes tyre ishte dhe gjyqtari i vrarë në Vlorë Skerdilajd Konomi. Ekspertiza e urdhëruar nga njësia hetimore Task-Forcë, ka nxjerrë dyshimin se harta topografike e lëshuar nga AKKP për kundërshtarët e fisit Shallvari, mund të jetë e falsifikuar nga punonjës i kësaj agjencie. Në ekspertizë nuk jepen emrat e personave që kanë kryer falsifikimin e kësaj harte, por jepen të dhëna të sakta se ajo është manipuluar duke kryer zhvendosjen e parcelave tokësore që ndodhen në fshatin Hamallaj afër gjirit të Lalëzit. Momentalisht ekspertiza e kryer nga një ekspert i pajtuar nga Prokuroria, është administruar në dosjen hetimore, në të cilën ndodhet edhe kallëzimi penal i kryer nga trashëgimtarët e fisit Shallmvari. Pritet që në ditët në vazhdim organi i akuzës të vijojë marrjen në pyetje të personave që kanë kryer përpilimin e hartave topografike, me qëllim sqarimin e plotë të këtij falsifikimi. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit thanë se në pyetje janë duke u marrë dhe përfaqësuesit e fisit të Shallvarëve, por dhe kundërshtarët e tyre në çështjen e pronësisë së truallit. Ndërkohë që një hetim tjetër ku pista kryesore është ajo e pronave, po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej 1 muaji po bën verifikime për gjetjen e autorëve të vrasjes me eksploziv të gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi. Prej disa ditësh po administrohen në dosje përgjigjet e kompanive celulare lidhur me lokalizimin e numrave nëpërmjet valëve të antenave telefonike në Vlorë. Bëhet fjalë për qindra numra celulari që janë regjistruar rreth orës 09:05 nga antenat që kompanitë celulare kanë instaluar në Vlorë. Pikërisht në këtë orar humbi jetën si rezultat i një atentati mafioz gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi. Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, grupi hetimor prej disa ditësh po verifikon me imtësi, qindra numra që janë kryer rreth kufirit 09:00 deri në 09:05 të mëngjesit të ditës së premte. “Çdo numër po verifikohet me imtësi, si dhe identifikohet personi që e përdor dhe pozicioni nga është bërë thirrja telefonike”,- thanë burimet pranë grupit hetimor.
Hetimi në antenat
Verifikimi në këtë drejtim është në fazën fillestare, por burimet shpresojnë të lokalizojnë numrin që ka aktivizuar telefonin bombë, me 500 gramë tritol që ishte vendosur nga autorët poshtë sediljes ku ishte ulur Skerdilajd Konomi. Momentalisht procesi hetimor mbetet në fazën e verifikimeve dhe se prej 1 muaji dosja ndodhet në duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe asnjë person nuk dyshohet si autor i kësaj ngjarje.
Vëmendja e ambasadës
Procesi gjyqësor që ka startuar tashmë në gjykatën e Tiranës për të drejtën e pronësisë së 275 ha tokë në Hamallaj, ka tërhequr vëmendjen e një përfaqësueseje të ambasadës amerikane në Tiranë. Të hënën e kaluar përfaqësuesja e ambasadës ka ndjekur deri në fund me interes procesin gjyqësor. Ndërkohë që pak ditë më parë Enkelejda Konomi, gruaja e Skerdi Konomit, i ka kërkuar gjykatës të japë drejtësi.