E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacion amerikan për bisedimet programin bërthamor

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se në lidhje me bisedimet gjashtëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut, do të dërgonte një delegacion në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, ku do të zhvillohen edhe takimet në fjalë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Ud, pasi vuri në dukje se do të merrnin pjesë në konferencën që do të zhvillohej në 19-20 shkurt, tha se qeveria e Obamës e ka shqyrtuar politikën e Koresë së Veriut, por kjo gjë nuk do të krijojë ndonjë pengesë në pjesëmarrjen e Amerikës në takimin e punës në Moskë.

Ud, deklaroi se kreu i delegacionit të Shteteve të Bashkuara që do të shkojnë në Moskë do të jetë zëvendës ministri përgjegjës për Azisë Lindore dhe Paqësorin, Aleksandër Arvizu .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›