Delegacion i KLD-se ne Kosove

Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku është pritur nga presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se “Kosova duhet të jetë mbi interesat e partive politike në vend”.
Ai theksoi se “imazhi i 10 milionë shqiptarëve është mbi të gjitha”.
“Kosova duhet të jetë mbi interesat personale dhe ne brengosemi për çdo hap prapa. Duhet të forcojmë besimin e partnerëve evropianë. BE kërkon forcimin e shteteve ligjore”, theksoi ai.