E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klani i Negativitetit godet perseri

Tek Fausti i Getes Mefistofeli - i derguari i Djallit ne Toke - thote
Jam shpirti qe gjithnje mohon
Dhe me te drejte se cdo gje qe lind
E vlen te shkaterrohet pra me mire
Do tish qasgje te mos kish lindur.
ka quani ju njerezit Mekate
Shkaterrim shkurt cquani te Keqe
Eshte elementi qe me shquan

Ne e dime se fatkeqi Faust duke ndjekur keshillat e Mefistofelit shkon nga nje kah ne tjetrin dhe ne fund fatkeqesia shfaqet vetem per te pare ne minuten e fundit shpetimin e Faustit nga nderhyrja e Perendise. Qe prej zgjedhjes se tij si President i Kosoves Presidenti Behgjet Pacolli eshte objektivi i Klanit te Negativitetit te vendit tone. Megjithese ai ende nuk ka filluar mandatin e tij si President ai eshte tashme objekt i sulmeve te dhunshme dhe te pajustifikuara.

Cilat jane mekatet e tij Kryesisht qe ai ka qene nje biznesmen i suksesshem nderkombetar. Si eshte bere ai i suksesshem - vijojne kritiket- me siguri permes mashtrimit ose duke udhehequr mafie te ndonje lloji ose dicka te ngjashme ... Per Klanin e Negativitetit te qenurit nje sipermarres i suksesshem mund te arrihet vetem nga pandershmeria dhe lidhja me krimin e organizuar. Une e njoh fort mire kete ndjenje pasi une kam qene objekt i te njejtave sulme.

Per Klanin e Negativitetit duke lindur ne nje familje te varfer me dhjete femije ne Kosove dhe i rritur per te qene nje sipermarres nderkombetar kryesues ne fushen e ndertimit eshte nje perkufizim i dyshimte. Mendimi praktik te dikton te mendosh se qe nje njeri me prejardhje modeste te behet nje sipermarres i suksesshem duhet te admirohet. Por jo Klani i Negativitetit e sheh ate ne nje menyre tjeter permes lenteve te xhelozise. Per fytyrat e gjelberta te anetareve te Klanit te Negativitetit nuk ka rendesi nese zoti Pacolli nuk eshte denuar kurre nga ndonje veprim te dyshimte - ne vendin e tij apo diku tjeter duke perfshire edhe Zvicren ku ai banon prej shume vitesh.

Krimi i tij kryesor Pasuria e tij. Si e ka fituar ai kete pasuri ... Klani i Negativitetit nenkupton duke aluduar se kjo pasuri nuk eshte fituar nga puna e madhe dhe sipermarja e risqeve. Per ata pasuria eshte e ndyre dhe suksesi ne biznes mund te jete vetem fryt i veprimtarive te dyshimta. Sigurisht i njejti Klan Negativ eshte i pari qe pretendon se mbron demokracine lirine e shtypit dhe sundimin e ligjit. Nderkohe qe derdhin lot krokodili per demokracine ata kane harruar se nje gur qoshe i demokracise dhe sundimit te ligjit eshte qe nje njeri konsiderohet i pafajshem derisa ti deshmohet fajesia. Dikush mund te provoje dicka vetem me fakte dhe deshmi jo aluzione.

Por per Klanin e Negativitetit Ballkani mund te udhehiqet vetem nga udheheqes te korruptuar ose te paafte. Pa marre parasysh ate qe dikush ben apo perpiqet te beje per vendin e tij dhe madje edhe para se te betohet si President ai eshte fajtor si i akuzuar. Realiteti eshte krejt ndryshe. Z. Pacolli mundej me egoizem te gezonte pasurine e vene me djerse dhe pune ne pension ne Zvicer dhe Klani i Negativitet nuk do te shkruante as edhe nje rresht rreth tij. Per ta egoizmi eshte me mire se sherbimi ndaj vendit Ne vend te tregohej egoist z. Pacolli ka vendosur ne moshen 59 vjecare ti kushtoje kohe vendit te tij te krijuar rishtazi - nje vend moter per ne dhe nje element i rendesishem per stabilitetin rajonal.

Ne te gjithe duhet te bashkohemi rreth Presidentit Pacolli per ti uruar atij cdo te mire dhe sukses ne ate qe duhet te jete nje detyre sfiduese. Dashte Zoti ai do te sjelle ne vendin e tij suksesin qe ai i solli biznesit te tij.

Thjesht pyesni Klanin e Negativitetit se cfare kane bere ata per vendin e tyre komunitetin e tyre ose biznesin e tyre. Sa vende pune kane krijuar ata fare kane kontribuar ne shoqeri per te shpallur veten e tyre prokurore Une nuk kundershtoj dhe respektoj te gjitha opinionet. Por ju lutem kur dikush shpreh nje mendim apo opinion te identifikohet si i tille dhe jo si nje fakt. Une nuk pranoj qe dikush te akuzohet pa prova te vertetuara. Nese nje gazetar investigativ pohon dicka- gjithcka atehere ai ose ajo duhet te vere perpara prova ne qofte se ai apo ajo deshiron te konsiderohet si nje gazetar profesionist i besueshem.



Une shpresoj qe shqiptaret do ti kthejne kurrizin Klanit te Negativitetit. Ashtu si Fausti qe degjoi Mefistofelin aq me shume qe ju do te degjoni anetaret e Klanit te Negativitetit aq me shume do kete te ngjare qe ne te shkojme nga nje kah ne tjetrin.



Ne koherat sfiduese qe jetojme le te udhehiqemi nga nje qendrim pozitiv duke mbeshtetur te gjithe personat me vullnet te mire dhe konstruktiv ne Shqiperi dhe gjetke duke perfshire edhe Kosoven. Kjo nuk do te thote qe ne duhet te jemi naive apo te mos shprehim mospajtim thjesht do te thote te jemi dobiprures dhe te pergjegjshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›