Pasuritë e krimit,prokuroria fillon riflerësimin e dosjeve
19/02/2010 Çëshjet që do kalojnë “nën lupën” e hetuesve dhe procedurat që ndiqen
TIRANE- Hyrja në fuqi e ligjit të ri antimafia ka bërë që specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të venë “nën lupë” shumë dosje që kanë lidhje me pasurinë e eksponentëve kriminalë që veprojnë në shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit. Aktualisht prokurorët e seksionit të Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Aseteve Kriminale, janë duke bërë një rivlerësim të përgjithshëm për çdo dosje penale, me qëllim evidentimin e pasurive të tjera si: llogari bankare, sipërfaqe tokësore, apartamente, garazhe e të tjera. “Çdo dosje që kemi hetuar dhe gjykuar, tashmë me ligjin e ri do kalojë në “skaner”, me qëllim identifikimin e pasurive të tjera, që dyshohet se janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal”- pohuan burimet. Sipas tyre përjashtim përbëjnë vetëm rastet, kur mbi një objekt, automjet apo llogari bankare është vendosur njëherë masa e sekuestros dhe ndaj tyre është zhvilluar një proces gjyqësor. Megjithatë burimet shtuan se kjo pikë është lënë për tu diskutuar me qëllim vendosjen ose jo për rihetimin e rasteve të gjykuara. Ndërkohë për sa i përket rihetimit të personave të proceduar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si: Aldo Bare, Lulzim Berisha, Arjan Kane apo të pandehurve të tjerë, kjo gjë tashmë ka filluar dhe pritet që në ditët në vazhdim organi i akuzës ti drejtohet gjykatës me kërkesa konkrete, për sekuestrimin e pasurive të tyre. Dosjet e para që i janë nështruar rivlerësimit të aseteve ekonomike, janë çështje të hetuara përgjatë këtyre gjashtë viteve nga Krimet e Rënda. Ndërkohë në ditët në vashdim numri i dosjeve do të ritet ndjeshëm, pasi prokuroritë e rretheve do transferojnë në adrresë të Krimeve të Rënda, çëshjtet e hetuara për akuzën e pastrimit të parave, shfrytëzimit të prostitucionit dhe prodhimit e mbajtjes së lëndëve narkotike. Këto vepra penale janë cilësuar nga ekspertët si krime, nga të cilat rrjedhin shumë të ardhura kriminale, dhe për pasojë ligji i ri antimafia parashikon që pasuria e autorëve që kryejnë këto raste të hetohet. Shtimi i numrit të dosjeve do të sillte edhe nevojën e një riorganizimi të prokurorëve që punojnë në zyrën e sekuestrimeve, me qëllim ritjen e numrit të tyre, pasi tani ushtrojnë detyrën vetëm dy prokurorë, të cilët veç hetimit të pasurive ndjekin edhe çështje të ndryshme në gjykatë. Procesi i rivlerësimit të dosjeve, ka filluar që ditën e parë kur ligji antimafia ka hyrë në fuqi. Aktualisht prokuroria ska bërë asnjë kërkesë në gjykatë për sekuestrimin e pasurisë së eksponetëve kriminale, por pritet që kjo gjë të ndodhë menjëherë sapo të konstatohen pasuri, që nuk mund të provohen me fakte konkrete nga personi i proceduar.
Deklarata në analizën vjetore të Krimeve të Rënda
Ina Rama, prokurorëve: Zbatoni “Antimafian”
Katër ditë më parë kryeprokuroria Ina Rama, kërkoi nga hetuesit e Krimeve të Rënda që të fillojnë zbatimin e menjëhershëm të ligjit antimafia, me qëllim sekuestrimin e pasurive që rjedhin nga veprimtaritë kriminale. Deklaratë është bërë gjatë analizës vjetore, ku shefja e akuzës ka ripërsëritur disa herë për rihapjen e dosjeve që kanë lidhje me pasuritë e të pandehurve. Një gjë e tillë u theksua edhe nga drejtori i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit Agron Kuliqi, i cili garantoi se struktura që ai drejton së shpejti do referojë në prokurori një sërë dosje, që kanë informacione të saktë mbi pasurinë e disa eksponentëve kriminalë. Aktualisht dy angjencitë ligj zbatuese të vendit polici-prokurori, kanë konfirmuar bashkëpunim e thellë midis tyre, me qëllim fillimin e hetimeve masive ndaj pasurive që dyshohet se janë ngritur nga të ardhura kriminale.