E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i KE takohet me Berishën e Ramën

Ashtu sikurse ishte parashikuar që në orët e drekës, grupi i ekspertëve të BE i cili ka mbërritur në Tiranë për të negociuar zgjidhjen e krizës politike, është takuar me Kryeministrin Berisha dhe kreun socialist Edi Rama.
Delegacioni me pesë ekspertët e BE-së dhe Komisionit të Venecias, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin Sali Berisha në lidhje me skemën e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa më vonë ata janë takuar edhe me liderin socialist Edi Rama në ambjentet e Bashkisë së Tiranës.
Takimi në kryeministri po zhvillohet menjëherë pasi ekspertët e BE, patën një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të unionit në selinë e Komisionit Europian në Tiranë.
Bashkë me ekspertët e BE-së ndodhet edhe ambasadori i komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›