PSD: Qeveria ta zbatojë Kushtetutën në veri
Drejtues të Partisë Social-Demokrate (PSD) kanë shprehur shqetësimin për cenimin e sovranitetit territorial të Republikës të Kosovës në Mitrovicën e veriut, me hyrjen e zyrtarëve të Serbisë, për ta mbajtur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të shtetit të tyre në territorin e Kosovës.
Kaqusha Jashari, kryetare e forumit të Gruas së PSD-së dhe deputete në Parlamentin e Kosovës, në një konferencë me gazetarë ka kërkuar nga Qeveria dhe EULEX-i që të bëjnë koordinimin e veprimeve për ndalimin e ndërhyrjes së shtetit fqinj në territorin e vendit.
“PSD-ja shpreh shqetësimin pse Qeveria jonë nuk po e zbaton Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që e ka obligim të ruajë sovranitetin territorial, të cilin nuk e konteston as EULEX-i, dhe pse as EULEX-i nuk e mbron ligjshmërinë për të cilin është këtu. Deklarimet e të dyja palëve që këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk do te pranohen nuk janë të mjaftueshme pa veprimet konkrete për ta ndalur mbajtjen e tyre”, ka theksuar Jashari.
Mospengimi i mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë, sipas saj, është lejim në heshtje nga organet e Kosovës dhe njëkohësisht mundësia e krijimit të realitetit të ri, në Mitrovicën e Veriut, i cili do të qonte drejt ndarjes së saj.