E Diel, 1 Nëntor 2026

Reuter: Zgjedhjet serbe në veri, ilegjitime

Julia Reuter, zëdhënëse e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve serbe, që do të mbahen këtë të diel, në veri të Kosovës, nuk do të njihen.

“Ne konsiderojmë se të vetmet zgjedhje legjitime janë ato të organizuara nga autoritetet e Kosovës”, i tha Julia Reuter, agjencisë DPA në Prishtinë.

Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se zgjedhjet serbe janë ilegale dhe se autoritetet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me “strukturat paralele”.

“Policia e Kosovës nuk do t’i siguroj vendvotimet dhe as nuk do t’i shtojë forcat e saj në veri në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Serbia planifikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të Kosovës, këtë të diel, përkundër kundërshtimit të institucioneve të Kosovës dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›