E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i Keshillit te Evropes Kerkohen zgjedhje me standarde

UPDATE - Keshilli i Evropes eshte duke ndjekur me vemendje situaten zgjedhore ne Shqiperi tha kryetarja e delegacionit te KiE-se Hana Richtermocova ne perfundim te takimit me kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Richtermocova tha se delegacioni i KE-se do te njihen nga afer me pergatitjet zgjedhore duke u shprehur se kemi ardhur per tiu ndihmuar. Jemi per zgjedhje me standarde. Mbi incidentet parazgjedhore ajo nuk bere asnje koment.

Ka mberriutr sot ne Tirane nje delegacion i Kongresit per Autoritet Lokale dhe Rajonale nga Keshilli Evropian ne Tirane. Delegacioni i Komisionit Evropian ka nisur takimin e pare per informimin e pergatijeve parazgjedhore per procesin e 8 majit me kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Kreu KQZ-se Ristani do te informoje delegacionin ne lidhje me pergatitjet qe po ben ky institucion per zgjedhjet lokale. Ky delegacion ka parashikuar gjithashtu takime me Ministrin e Jashtem Edmon Haxhinasto Zv.ministrin e Puneve te Brendshme Ferdinand Poni dhe zv.kryetaren e Bashkise Tirane Albana Dhimitri. Gjithashtu keta perfaqesues te Keshillit te Evropes do te zhvillojne takime dhe me perfaqesues te partive politike dhe OJQ.

Delgacioni do te zhvilloi nje vizite dy-ditore ne Shqiperi sot dhe neser dhe kryesoret nga Hana Richtermocova nga Republika eke e cila do te shoqerohet nga Mamuka Abulasze Gjeorogji dhe Michel Guegan France.

Ky delegacion do te vezhgoje pergatitjet para-elektorale per zgjedhjet lokale qe jane parashikuar te mbahen me 8 maj. Delegacioni do te zhvilloi takime te posacme

Nje delegacion tjeter i Keshillit te Evropes do te vezhgoje nga afer zgjedhjet dhe do te jene te pranishem ne Shqiperi nga data 4 maj deri me 10 maj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›