Zgjedhjet, Richtermocova: Po ndjekim me vëmendje situatën

Delegacioni i KiE-së është duke ndjekur me vëmendje situatën zgjedhore në Shqipëri.
Kështu është shprehur kryetarja e delegacionit të KiE-së Hana Richtermocova pas takimin me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani.
“Jemi në Shqipëri për të ndihmuar për zgjedhjet vendore të 8 majit” theksoi Richtermocova duke shtuar se do të njihen nga afër me përgatitjet zgjedhore.
E pyetur nga mediat për incidentet parazgjedhore në vend, shefja e delegacionit të KiE-së nuk dëshiroi që t`i komentonte ato.
Delegacioni i KiE-së do të zhvillojë takime edhe me Zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe me Zv. ministrin e brendshëm Ferdinand Poni.