E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen 3 të rinj për vrasje të mbetur në tentativë

FIER- Policia e Fierit ka bërë të mundur sot arrestimin e tre të rinjve, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit Kliton Gremi 20 vjec, A.G dhe M.G 17 vjec. Si bashkëpunëtor në këtë ngjarje janë shpallur edhe dy të rinj të tjerë.

Sipas policisë, pesë të rinjtë e dyshuar kanë plagosur rojën e një pusi nafte, me iniciale E, P 30-vjec.

Bëhet me dije se të rinjve iu është sekuestruar gjatë arrestimit një armë tip kallashnikov, dy maska, dy mjete pa targa dhe një me targë Fr 0039 D.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›