E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti kosovar: Skënderbeu hero i katolikëve, jo hero kombëtar

PRISHTINE - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriot Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar. Ai e argumentoi mendimin e tij me faktin se në shekullin 15, në kohën kur ka jetuar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.

“Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, - tha deputeti Kelmendi, në një Show Televiziv. 

Deputeti i Partisë së Drejtësisë tha gjithashtu se ka dyshime për prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe. 

Më tej Kelmendi tha se është dakord që historia shqiptare të ndryshohet. Sipas tij, Turqia nuk ka qenë pushtues i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.

“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, - tha deputeti Kelmendi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›