E Diel, 1 Nëntor 2026

“360 Gradë”, Spahiu: Nëse PS-LSI marrin 80 deputetë largohem nga AK dhe nga Shqipëria

TIRANE – Në emisionin e sotëm “360 Gradë”të moderatorit Artur Zheji, në “News24”, ishte i ftuar kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Përballë analistit Lorenc Vangjeli dhe kryeredaktorit të “Gazeta Shqiptare” Erl Murati, lideri i AK-së denoncoi atë që e cilëson si bllokim mediatik, që sipas tij televizionet i kanë bërë Aleancës Kuq e Zi. Spahiu akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për kërcënime, pasi AK nuk pranoi të hynte në koalicionin e majtë. Spahiu pretendon se Rama e ka kërcënuar me bllokimin mediatik, shkatërrimin e AK-së me sondazhe dhe vjedhjen e votës në 23 qershor.

Zheji - Keni denoncuar bllokimin që sipas jush, ju është bërë në televizione. Si e keni çarë izolimin mediatik?
Spahiu - Ne kemi denoncuar bojkotin dhe bllokazhin që na është bërë në edicionin e lajmeve, duke përjashtuar televizionin e mirënjohur “News24”, që ka transmetuar aktivitetet e fushatës tonë elektorale. Por në tërësi 99% e televizioneve, që nga dita që ne kemi vendosur të ishim të vetëm në zgjedhje, me urdhër nga Rama dhe Berisha kanë mbyllur ekranet për Aleancën Kuq e Zi.
Zheji- Me këtë denoncim që ju bëni lini të kuptohet që ju kanë shumë frikë. Pse ju kanë kaq shumë frikë sipas jush?
Spahiu - Në Shqipëri garojnë 66 parti politike në zgjedhje, për 65 prej tyre të gjitha televizionet japin çdo qokë nëpër kafe, qebaptore, në çdo cep të Shqipërisë, Aleancës Kuq e Zi nuk i transmetohen as aktivitetet si mitingjet në sheshet kryesore. Ne kemi bërë një pakt me të vërtetën. Qytetarët duhet të kuptojnë se ne nuk do na gjeni në ekrane se nuk transmetohen mitingjet tona. Dhe ne kemi zgjedhur rrugën, është mënyra e vërtetë për të kontaktuar me njerëzit. Televizionet janë pjesë e një llogoreje politike të caktuar mes PD-së dhe PS-së. Nuk bëjmë asnjë akuzë tjetër. Si ka mundësi që na u mbyllën ekranet pasi dolëm të vetëm në zgjedhje. Kjo është thelbi dhe themeli i një pabarazie në zgjedhjet e 23 qershorit.
Lorenc Vangjeli- Ju nisët një garë ju la fryma rrugës, megalomania ju la. Kontrasti i madh mes asaj që të shikojnë sytë dhe asaj që të dëgjojnë veshët.
Erl Murati- Ju thoni që nuk transmetohen aktivitetet tuaja. Jeni përpjekur të çoni kaseta në redaksitë e televizioneve dhe nuk janë transmetuar?
Spahiu- Ne dërgojmë njoftime për çdo aktivitetet me e-mail, telefon dhe SMS në çdo redaksi. Me fakte po ju them që në minutën kur i thashë Edi Ramës, jo nuk hy në koalicion, nga ajo ditë asnjë kamera, asnjë televizion, asnjë faqe gazete nuk shkruan më për AK. Unë mund të pranoj çdo lloj akuze e kritike që ne kemi patur defektet tona. Por një nga kërcënimet të cilat kreu i PS-së, pasi hyri në koalicion me LSI dhe kërkonte që dhe ne të ishim pjesë e këtij koalicioni, një nga kërcënimet ishte, do ju bllokojmë të gjitha mediat, do ju shkatërrojmë me sondazhe, madje do t’ju vjedhim dhe votën në kutitë e votimit. 
Vangjeli- Është akuzë penale kjo e vjedhjes së votës, a ke ndonjë provë për këtë?
Spahiu - Kam mesazhet e Edi Ramës. Unë përmenda disa fakte mbi bisedat që kam zhvilluar me Edi Ramën. Do ta denoncoj, të jesh i bindur. Kompanitë italiane të sondazheve nuk i zhvillojnë aspak sondazhet, por i vendosin në tavolinë të paguar nga PS. Për vjedhjen e votës, i kam thënë, ti mor zotëri nuk ke qenë i aftë të ruash votën tënde, siç nuk e ruajti dot për bashkinë e Tiranës përpara dy vjetësh.
Zheji– Edi Rama për ju ka thënë, po e citoj pak, e kam thënë se Kreshniku doli si një forcë djathtas se Kreshniku del nga prehri i Saliut se në vitin ‘96 ka qenë kryetar i KQZ-së.
Spahiu – Unë kam qenë jurist në KQZ në vitin ‘96, jo funksionar, por vetëm katër javët e zgjedhjeve. Jam krenar për CV-në time.
Zheji - Si shpjegohet që televizionet që sipas jush ju censurojnë, në një moment të caktuar të gjithëve ju ra në sy që kishit një promovim shumë të madh, duke qenë që mbështeteshit mbi ca sondazhe. Mos ishte një synim për t’ju rritur meqë dihej që ju merrnit vota që shkonin kundër Berishës? Ti themi ca gjëra.
Spahiu – Unë kam bërë disa deklarata publike. Një ditë pasi kanë bërë marrëveshjen me LSI kam deklaruar se AK 99.9% do hyjë e vetme në zgjedhje. Kam thënë gjithë probabiliteti është që do jemi të vetëm. Kam thënë që Berisha do të largojë strukturat e KQZ-së gjë që e bëri me puç në parlament. Kam deklaruar edhe që unë me Ramën nuk jam takuar asnjëherë në jetën time. Një javë përpara se ne të mos binim në një marrëveshje, kemi bërë një takim ballë për ballë me zotin Rama, dhe në bisedë kemi qenë unë, Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Ne i kërkuam termat e referencës së koalicionit. Sot e kësaj dite ata nuk kanë terma reference, parimet mbi të cilat ngritën koalicionin e tyre. Në të vetmen bisedë drejtpërdrejt me Ramën është diskutuar nëse do ketë lista të përbashkëta, apo të veçanta dhe do ta ndërtojmë mbi parime. Në biseda është premtuar se Dulja nuk do jetë. Tha i kam thënë Dules të largohet. E dyta, e vetmja gjë që është kërkuar është thënë bëj transparente marrëveshjen që ke bërë me LSI dhe në asnjë term më poshtë se LSI-ja nuk pranojmë. Ata zgjodhën gjysmën e qeverisë Berisha dhe Dulen për të bërë koalicion. Ata kanë shkrirë deputetët me njëri-tjetrin, kanë në listat e kandidatëve njerëz nga LSI dhe partia e Dules. Përballë patriotëve shqiptarë, Edi Rama zgjodhi patriotët grekë.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›