Delegacioni i Venecias dhe ODIHR-it takon Ramën

Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe ODIHR, i kryesuar nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert është takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Në takimin që po zhvillohet në selinë rozë delegacioni do të diskutojë në lidhje me shqetësimet dhe sugjerimet e Partisë Socialiste në lidhje me reformën zgjedhore si dhe do të diskutohet edhe qëndrimi I opozitës për këtë reformë.
Më herët delegacioni u takua edhe me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ku theksoi se ndodhet në Shqipëri për të parë se çfarë përmirësimesh duhet të bëhen në reformën zgjedhore për të shmangur krizat politike në të ardhmen
Qëllimi i vizitës të delegacionit është hartimi i një opinioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it, lidhur me përmirësimet që mund t`i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar kjo në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.