Vlorë, “Aleanca për qytetarin” merr kreun e qarkut

Fenomeni "rrjedhje votash" ka bërë sërish fitues "Aleancën për qytetarin", kësaj here në krye të qarkut të Vlorës. PBDNJ bashkë me anëtarët e Partisë Socialiste kanë bashkuar votat, duke shpallur fitues Anis Dhimonjani, i Partisë Demokratike si kryetarin e ri të qarkut të Vlorës. Dhimonjani ka rezultuar fitues në këto zgjedhje me 15 vota diferencë, ku 13 prej tyre rezulton të jenë votues nga kualicioni i majtë, ndryshe te njohura si rrjedhje votash. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se rreth 10 vota prej këtyre votave i përkasin forcës politike të PBDNJ-së, një i përket ish kryetarit të Partisë Socialiste për rrethin e Vlorës, Kujtim Sulçe, i cili pak ditë më parë u bashkua me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa dy të tjera mbeten të fshehta. Nga ana tjetër, mbledhja e parë pas zgjedhjeve të 8 majit është zhvilluar me tensione dhe debate mes këshilltarëve të kampeve politike, duke mbajtur për disa orë me radhë të bllokuar procesin e votimit.
Përfaqësuesja e kampit të majtë, “Alenaca për të Ardhmen” Brunilda Mersini arriti të merrte vetëm 22 vota, duke mbetur mbarapa me 15 vota diferencë. Ndërkohë, Anesti Dhimojani në vitin 2000 ishte kryetar bashkie në Himarë, ndërsa tani rezulotn kreu i ri i qarkut të Vlorës.