E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, 28 Nëntori spranohet si festë shtetërore

SHKUP- Festa kombëtare shqiptare e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë u rrëzua sot në nivel të komisioneve parlamentare si propozim i bërë për tu bërë festë shtetërore në Maqedoni.

Deputetët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk kanë pranuar propozimin e bërë nga grupi parlamentar i PDSH-së për ndryshimin e Ligjit për festat dhe përfshirjen e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni.

Por, deputetët e BDI për herë të parë kanë mbështetur këtë propozim të bërë nga PDSH-ja, mirëpo shumicën nuk u sigurua, për shkak të votimit të kundërt nga ana e VMRO-DPMNE dhe partive tjera maqedonase. Nga LSDM nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit të këtij komisioni parlamentar.

Ndërkohë, një muaj më parë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk përjashtoi mundësinë që 28 Nëntori si Dita e flamurit kombëtar të përfshihet si festë shtetërore në Maqedoni. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›