E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie niveli i borxhit publik ne Eurozone

Borxhi mesatar në terma të përqindjes së PBB në 17 vendet e Eurozonës është ulur në tremujorin e tretë të vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat raporti i borxhit mbi GDP ka arritur ne 87,4% kundrejt 87,7% të tremujorit të mëparshëm. Raporti më i lartë gjatë periudhës korrik- shtator të vitit të kaluar,   në vendet e BE, rregjistrohet në vendet si Greqia, në nivelin e 159,1%, Italia 119,6%, Portugali 110,1% dhe Irlandë 104,9%. Ndërkohë që Franca ka prekur nivelin e borxhit publik në 85,2% të GDP-së, Malta 70,3%, Qipro 67,5% dhe Spanja 66%. Sipas zyrës europiane të statistikave të BE, të krahasuara me tremujorin e dytë të 2011-ës, 14 vende anëtare kanë regjistruar një rritje të borxhit publik/PBB, ndërsa 13 vende të tjera të BE-së e kanë ulur përqindjen e borxhit. Nga këto të dhëna, po të krahasohen me tremujorin e tretë të 2010-ës, rezulton se 20 shtete të BE-se kanë pasur një rritje të nivelit të borxhit publik, ndërsa 7 prej tyre kanë shënuar ulje. Më problematike mbeten gjatë kësaj periudhe vendet si Greqia, Irlanda dhe Portugalia me një rritje dyshifrore të borxhit publik. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›