E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA hedh ne ere veten dhe femijet

Një baba në Shtetet e Bashkuara ka hedhur në erë shtëpinë e tij në të cilën qëndronte së bashku me dy fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë, pasi gjykata nuk pranoi t’i japë kujdestarinë e fëmijëve. Xhosh Pauell, gruaja e të cilit u zhduk dy vjet më parë në mënyra krejt të dyshimta në Utah, gjithnjë ka shfaqur interes për gjetjen e bashkëshortes së tij Susan. Shtëpia shpërtheu disa momente pasi, një punonjës social i fëmijëve të moshës 5 dhe 7 vjeç i çoi në shtëpi.
Joshi mori fëmijët brenda dhe nuk la që punonjësja sociale të hynte në shtëpi. Ajo lajmëroi policinë pasi nuhati gaz dhe pak minuta më vonë shtëpia shpërtheu. Jeffrey Bassett, avokat i Poëellit tha se kishte marrë një email pak minuta përpara tragjedisë.
Në të thuhej: "Më vjen keq. Lamtumirë!" Emaili kishte mbërritur në orën 12.02 të ditës së diel, rreth 10 minuta para shpërthimit, por e kishte parë dy orë më vonë, pasi kishte marrë vesh për ngjarjen. Ai tha se e dinte që Joshi ishte i mërzitur sepse do të duhej t'i nënshtrohej një analize psiko-seksuale, por kjo, ishte një shok i vërtetë për të. Ndërkaq, policia vazhdonte të hetonte për zhdukjen e gruas së tij. Ai kishte thënë se bashkë me djemtë kishte dalë për shëtitje kur gruaja e tij ishte zhdukur.
Ai humbi kujdestarinë e fëmijëve të tij, pasi u arrestua nën akuzat për pedofili. Xhosh Paëell i kishte vizitat e kufizuara me djemtë .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›