E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni serb i Kosoves takon sot Topin e Berishen

TIRANE- Anëtari i kryesisë së kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç, dhe delegacioni serb që ai kryeson vazhdon sot viziten ne Tirane ku pritet te takohet me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.Një ditë më parë delegacioni serb, përfaqësues politik të komunitetit serb në Kosovë, u prit edhe nga Ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Gjatë takimit, pjesëmarrësit biseduan rreth nevojës së bashkëpunimit jo vetëm mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, por mes të gjitha vendeve të rajonit në të mirë të harmonisë e bashkejetesës mes popujve dhe vendeve të rajonit, zhvillimit sociale-ekonomik të tyre dhe integrimit të përbashkët në familjen evropiane.Ministri i punës Ksera tha ky ishte takim jo thjesht mes dy homologeve por dy ministrave, njëri që i përket minoritetit grek në Shqipëri dhe tjetri komunitetit serb në Kosovë, Gjate takimit tha Ksera u vendos që me vizitën time në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm të arrijmë të firmosim një Memorandum bashkëpunimi për të gjitha fushat që mbulojnë ministritë respektive”, Kreu i delegacionit, Sllobodan Petroviç, tha se kjo vizitë është një mesazh i fortë në interes të qytetarëve të dy vendeve.”(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›