E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në pritjen që Presidenti Bush organizon në Kroaci për vendet që morën ftesën për anëtarësim në NATO

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, të shoqëruar nga ministrat pjesëmarrës në delegacionin shqiptar që mori pjesë në Samitin e NATO-s në Bukuresht, menjëherë pas punimeve të këtij Samiti do të nisen sot pasdite për në Kroaci, ku do të marrinë pjesë në pritjen që Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush organizon për vendet që morën ftesën për anëtarësim në NATO.  Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin amerikan Xhorxh W. Bush dhe gjatë një dreke pune. 

Presidenti amerikan Xhorxh W.Bush ndodhet për vizitë zyrtare në Kroaci, ku krahas takimeve me zyrtarët më të lartë kroatë ka planifikuar të takohet dhe me drejtuesit e vendeve që morën ftesën për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›