Delia: Ripërsërit thirrjet e BE-së për konsensus politik

Italia, një nga vendet e Bashkimit Europian, ripërsërit thirrjet e BE-së për konsensus politik në Shqipëri. Saba Delia, ambasadori italian në Shqipëri tha se qeveria italiane mbështet Shipërinë për integrimine saj europian duke i kërkuar në të njëjtën kohë edhe opozitës të jap kontributin e saj në parlament.
I pranishëm në një seminar mbi procedurat e sipërmarrësve për të marrë një tender në Itali apo vendet e Bashkimit Europian, Delia tha se bizneset shqiptare kanë fituar 50% të tenderave ne vendet e BE-së.
Të ardhurat përgjatë viteve 2009-2010 të siguruara nga sipërmarrësit shqiptar gjatë tenderimeve janë rreth 35 milion euro. Qeveria italiane, si një ndër donatorët e parë të Shqipërisë për tregëtinë e jashtme thotë se pavarësisht sektorit, tregëtia e Shqipërisë në Itali dhe BE është rritur me 20%.