E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, video-konferencë me udhëheqësit e BE-së

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zhvilluar bisedime përmes një video-konference, me udhëheqësin francez, gjerman dhe britanik, për krizën e eurozonës.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë,të publikuar pas bisedimeve thuhet se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi, udhëheqësit dominues të eurozonës, theksojnë se është nevojë urgjente marrja e masave në eurozonë, dhe se ata janë duke punuar drejt një zgjidhje "të plotë" dhe "politikisht të qëndrueshme".

Franca dhe Gjermania kanë njoftuar përmes një deklarate të përbashkët se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë një zgjidhje për krizën të shtunën, por që asnjë vendim nuk do të mirret para një takimi tjetër që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›