E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten tarifat e shërbimit në hipoteka

Qeveria miraton tarifat e reja të shërbimeve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin. Vendimi kaloi gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave. Shekulli boton tabelën e plotë me tarifat e reja për të gjithë shërbimet që ofrohen në zyrat e hipotekave.

Krahasuar me tarifat që janë aplikuar deri më tani, vërehet një rritje e ndjeshme e tyre, por këtë gjë, autoritetet e justifikojnë me mirë menaxhimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave do të funksionojë si një organ me vetëfinancim që prej janarit të vitit të ardhshëm dhe ky mësohet të jetë edhe shkaku kryesor i rritjes së tarifave të shërbimit në zyrat e saj. Ndarja e saj si institucion me vetë financim parashikohet në ligjin e ri për hipotekat, i cili aktualisht është në stadin e diskutimit dhe pritet të fillojë së zbatuari që nga muaji i parë i vitit të ardhshëm.

Në këtë linjë duket të jetë edhe vendimi më i fundit i qeverisë duke siguruar më shumë të ardhura për hipotekat. Nga ana e saj, Ministria e Drejtësisë pret një administrim dhe shërbim më të mirë nga hipotekat. Tarifat në fjalë nuk pritet të prekin personat me aftësi të kufizuara edhe të verbrit, të cilët nuk paguajnë tarifë në sportelet e hipotekave.

Nr. LLOJI I SHËRBIMEVE Tarifa e re

në lekë

1 Lëshim i certifikatave të pasurisë 1,500
2 Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së paluajtshme 700
3 Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të ndarjes ose të bashkimit të pasurive të paluajtshme 700
4 Kërkesë për konsultim të kartelës dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme 700
5 Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për individët dhe institucionet 800
6 Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës së pasurive të paluajtshme 800
7 Kërkesë për saktësimin e kufijve 2,500
8 Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në gjykatë ose organ tjetër administrativ 900
9 Kërkesë per regjistrim për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje të pasurisë së paluajtshme 3,500
10 Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipoteke ligjore 1,000
11 Kërkesë për regjistrim për fshirje hipoteke, hipoteke ligjore 1,000
12 Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi gjykate, të një akti administrativ 1,000
13 Kerkesë për regjistrim servituti, marrëveshje kufizuese 900
14 Kerkesë për regjistrim për fshiijen e një servituti, marrëveshje kufizuese 900
15 Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme 800
16 Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi 700
17 Kërkesë për korigjimin e gabimeve materiale në kartelë 700
18 Kërkese për lëshim kopje kartele harte treguese ose pjesë të saj 1,000
19 Kërkese për fotokopje të dokumenteve të pasurive të paluajtshme për çdo faqe 200
20 Lëshim vërtetim pronësie (negative) 300
21 Lëshim vërtetim pronësie 1,500
22 a) Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane pa rilevim e azhornim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive 5,000
22 b) Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane me rilevim e azhomim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive 8,000
23 a) Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë deri l 000 000 lekë 7,500
23 b) Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë 1 000 001 deri në 10 000 000 lekë 15,000
23 c) Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë mbi 10 000 000 lekë 25,000
24 Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në zonat rurale 30,000
25 Regjistrim provizor i karabinasë 6,500

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›