Frenimi i biznesit BB Shqiperia 5 vende me poshte

Shqipëria është zhvendosur disa vende më poshtë në renditjen që Banka Botërore bën në raportin e përvitshëm "Doing Business". Raport i publikuar në Washington, për vitin 2012 e ka zhvendosur vendin tonë në vendin e 82-të nga vendi i 77 që ishte renditur për këtë vitin aktual. Në raport jepen detaje si për përmirësimet ashtu dhe për reformat që nuk kanë ecur dhe funksionuar siç duhet.
Banka Botërore dhe IFC thonë në raport se një ndër problemet e pazgjidhura për bizneset është ai i marrjes së një leje për ndërtim. Ky ngërç është i pranishëm që prej fillimit të vitit 2009. Banka Botërore për këtë problem e ka renditur të fundit Shqipërinë, ndër 183 vendet që janë në raport.
Renditje jo të mirë ka dhe për lidhjen e kontratave të energjisë dhe pagesën e taksave. Për këto zëra renditja është në vendin 154 dhe 152, pasi një biznesi i duhen disa ditë për të lidhur kontratën si dhe shumë orë për të paguar taksat. Por vlerësime pozitive ka për sektorë të tjerë siç është ai i regjistrimit të titujve të pronësisë.
“Shqipëria duke vendosur afate kohore e ka bërë më të lehtë regjistrimin e një prone” thuhet në raport. Renditje të mirë ka në vendin e 16 dhe 24 për mbrojtjen e investitorëve dhe marrjen e një kredie.
“Doing Business” merr parasysh 10 fusha me të cilat ndeshen bizneset në 183 vende në botë. Kështu ka renditje të veçantë për hapjen e një biznesi, pagesën e taksave marrjen e lejeve të ndryshme dhe procese të tjera, të cilat të mbledhura së bashku bëjnë dhe renditjen e secilit prej shteteve.
Në vend të parë për 2012 ashtu si dhe për këtë vit është Singapori, ndërsa në vendin e fundit është Çadi. Banka Botërore ka bërë dhe një vlerësim të përgjithshëm për rajonin ku vihet në dukje se Moldavia ka bërë një kapërcim prej 18 vendesh ndërsa Maqedonia u rendit 12 vende më lart brenda një viti.
Florian Papadhimitri