E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi i transportit Arben Pinari flet per ABC News

Të gjithë përdoruesit e automjeteve nuk do të presin më në radhë për të bërë regjistrimin e automjetit të tyre apo për të paguar taksat vjetore.

Arben Pinari, drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, thotë për ABC “News”, se brenda pak ditësh ky shërbim do të informatizohet, duke kursyer kohën që merr aktualisht kjo procedurë, e cila kryhet manualisht.

Gjithashtu, Pinari bën me dije se një projekt i tillë është në disfavor të atyre qytetarëve, që zotërojnë automjetet pa dokumente ligjore dhe të cilët nuk i kanë paguar detyrimet.

Referuar ligjit të faljes, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pritet të intensifikojë punën, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët kanë mundësi të përfitojnë nga ligji deri në fund të vitit.

Falja për automjetet e targuara në Shqipëri prek rreth 140 mijë mjete transporti.

Ajo i çliron qytetarët për këto mjete për një detyrim total prej mbi 2.5 miliardë lekë dhe këtu bëhet fjalë vetëm për taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit të përvitshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›