Deliallisi: Autostrada Elbasan-Tirane funksionale edhe pas 23 qershorit
ELBASAN - "Rruga e re që na lidh për 20 minuta me kryeqytetin, nuk do të mbyllet asnjëherë dhe për këtë jap garanci të plota", u shpreh të premten prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ndërsa ka qetësuar skeptikët për fatin e autostradës së re që bashkon kryeqytetin me Elbasanin, me tunel në Qafë Krrabë.
Në fakt, edhe gjatë përurimit nga ana e Kryeministrit Berisha, paraditen e së dielës, disa nga pjesëmarrësit kanë hedhur dyshime nëse tuneli i Qafë Krrabës dhe korsia që u hap për automjetet do të qëndrojë e hapur, apo do të mbyllet pas zgjedhjeve.
Këtyre dyshimeve u janë shtuar dhe deklarimet e krahut opozitar se ky përurim u bë vetëm për fushatë elektorale.Prefekti Shefqet Deliallisi e ka bërë këtë deklaratë, pasi ka marrë garanci nga vetë kreu i firmës greke "Aktor", si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çota.
Aktualisht, të gjitha mjetet e kësaj firme janë angazhuar në ndërtimin e korsisë së dytë dhe vetëm kur ajo të përfundojë me standartet e përcaktuara, mjetet në qarkullim do të kalojnë në këtë korsi, dhe më pas do të rinisin punimet për shtresën e fundit të asfaltit në korsinë e hapur këto ditë.
(a.k/ata/BalkanWeb)