E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 4 aktivistë të kandidatit të PS, Rakip Suli

TIRANË - Në orët e para të ditës së shtunë Komisariati Nr.3 në Tiranë ka ndaluar 4 të rinj, aktivist të kandidatit të Partisë Socialiste, Rakip Suli.

Sipas burimeve nga PS për News24, Bujar Vukaj, drejtor i doganës së Tiranës ka shpërndarë para tek ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë, i shoqëruar edhe nga efektivë të policisë. Të rinjtë tentuan të ndalonin shpërndarjen e parave nga ana e Vukajt, më pas janë arrestuar nga policia.

Burimet nga Partia Socialiste deklarojnë se ndaj Vukajt do të ngrihet një kallëzim penal për shkelje të ligjit.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›