E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji: Gërdeci ishte sabotim politik, jo aksident. Vendimi në 6 Mars

Tiranë- Është mbyllur seria e mbrojtjes së të pandehurve në procesin për tragjedinë e Gërdecit. I fundit që ka folur ka qenë avokati i të pandehurit Mihal Delijorgji, për të cilin prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim  të përjetshëm, pasi e ka akuzuar atë për vrasje me paramendim të më shumë se një personi.

Delijorgji ka akuzuar si përgjegjës për atë që ndodhi partnerin e tij amerikan Patrick Henry, i cili sipas tij ishte nënshkruesi i kontratave me Ministrinë e Mbrojtjes dhe administratori i gjithë punës që kryhej në kantierin e Gerdecit.

Në mbrojtjen e paraqitur, avokati hedh dyshime se shpërthimi nuk ka qenë nga pakujdesi, por një veprim i nxitur nga jashtë, për qëllime politike.

Avokati tregoi kronologjinë e krijimit të Albademil: Me vendimin nr.36865 datë 28.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, shoqeria ALBADEMIL shpk eshte regjistruar si person juridik dhe aksionere ne kete shoqeri jane, Mihal Delijorgji, me 67 % te kuotave dhe shtetasi amerikan  Petrick C Henry III me 33 % te kuotave. Ne vazhdim te ketij procesi juridiko civil, shoqeria amerikane Southern Ammunition Company Inc (SAC), e perfaqesuar nga shtetasi amerikan Patrik Henry III, ne kuader te aktivitetit te çmontimit dhe çmilitarizimit, ka lidhur me shoqerine shqiptare ALBADEMIL shpk kontraten me nr. 6975 rep. dhe nr. 1191 kol. date 7.6.2007 dhe kontraten me nr.9985 rep. dhe nr. 4747 kol. e dates 31.12.2007.

Prania e shtetasit amerikan,  Petrick Henry III, garantonte jo vetem dokumentacionin por edhe pervojen e nevojshme ne fushen e çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve dhe armatimit qe do te kryente shoqeria ALBADEMIL shpk. Kështu, shtetasi amerikan Petrick C Henry III, si edhe bashke ortaku tjeter i kesaj shoqerie, i mbrojturi prej meje Mihal Delijorgji, jane pergjegjes para ligjit shqiptar per veprimtarine e shoqeriseALBADEMIL shpk te themeluar prej tyre. Te dy bashkethemeluesit e kesaj shoqerie, Mihal Delijorgji dhe Partyck C. Henry III, nuk jane viktima te ketij bashkepunimi tregtar qe e krijuan vete, e administrojne dhe e gezojne ne vullnet te plote edhe sot dhe, mbi te gjitha, te bazuar, e ne respekt te, legjislacionit tregtar shqiptar.

Kompania amerikane Southern Ammunition Company Inc SAC, me përfaqësues Patrick Henry, ashtu siç ishte parashikuar edhe në kontratë, importoi në Shqipëri nëntë makineri qe do të shërbenin për çmontimin e municioneve në rrugë industriale. Keto  makineri u montuan ne një mjedis të mbyllur, te ndërtuar me konstruksion metalik mbi një sipërfaqe të shtruar me beton, sikurse e kerkonte edhe kushti teknik dhe kerkesat e bera nga specialistet amerikane.  Per çmontimin e fishekeve te kalibrit me te madh se ato te parashikuara, qe do te kryheshin nga makinerite e sjella nga shoqeria amerikane Southern Ammunition Company Inc SAC, u bene adaptimet e nevojshme dhe, ne makinerite e perdorura per kalibret me te vegjel, u zgjerua perimetri i vrimave, ku vendoseshin fishekët.

Të gjitha këto makineri, dhe  te gjitha mjediset e fabrikes se çmontimit, mbikeqyreshin nga specialistët amerikanë të sipërpërmendur. Procesi i punës në këto makineri dhe kudo tjeter kryhej nën mbikeqyrjen e rrepte te tyre. Pra ketu fillonte dhe perfundonte procesi i çmontimit te municioneve, e ketu ishin dhe qendronin specialistet amerikane qe ishin eksperte te ketij procesi.

Per krijimin e kushteve sa me te mira te punes, u betonua edhe nje siperfaqe ne terren te hapur ne ish-repartin ushtarak të Gërdecit. Sheshi i ndërtuar mbi sipërfaqen e ish-fushës së sportit do të shërbente për vendosjen kontenierëve CONAX, në të cilët do të magazinohej baruti i përftuar nga çmontimi. Në një pjesë të sheshit të hyrjes së repartit, u ndërtua kapanoni ku u vendosën makineritë, ndërsa pjesa tjetër e këtij sheshi do të shërbente për shkarkimin dhe magazinimin e municioneve që do të çmontoheshin.

Pas fillimit të procesit të çmontimit, territori që shfrytëzohej nga shoqëria ALBADEMIL shpk, ruhej nga nje shoqeri e sigurimit privat. Për sa i përket pajisjeve te punes, per hapjen e arkave perdoreshin leva e sqepare. Per hapjen e kutive te municioneve perdoreshin pinca dhe dare. Ndersa per transporte te nenprodukteve te ndryshme perdoreshin karroca dore me nje dhe kater rrota.

Keto jane te vetmet mjete me te cilat mund dhe duhej te punohej ne nje proces te tille pune. Keto jane veglat qe u kerkuan dhe u perdoren nen drejtimin e specialisteve te huaj te sjelle nga larg prej shoqerise amerikane Southern Ammunition Company Inc (SAC).

Funksionim i gjithë këtij aktiviteti kontrollohej nga, Mihal Delijorgji, por sipas avokatit e gjithe veprimtaria e tyre ka qene nen monitorimin e rrepte te specialisteve te huaj qe qendronin gjate gjithe kohes ne kantierin e punes. Kontrolli i punimeve,  veçanerisht procesi i çmontimit  dhe sigurise në pune, ishin qe ne fillim e deri ne fund eskluzivitet i aktivitetit te specialisteve te huaj, te rekrutuar dhe sjelle ne vendin tone, per llogari te saj, nga shoqeria amerikane Southern Ammunition Company Inc (SAC).

Nje rendesi e veçante iu kushtua mbrojtjes nga zjarri si  element qe mund te shkaktonte deme te konsiderueshme ne fabrike. Here pas here beheshin trainime per mbrojtjen nga zjarri dhe te gjitha mjediset e punes ishin pajisur me mjete zjarrfikese, fuçi  dhe kova me uje, fuçi me rere, kazma e lopata.

Me daten15.3.2008 puna, si zakonisht, filloi rreth orës 07.00 te mengjesit. Ne punë ishin paraqitur rreth 100 punetore qe e filluan diten me marrjen e punes ne dorezim. Punëtorët filluan punë të ndarë si zakonisht në grupe prej 3-4 vetesh. Rreth 20 grupe u vendosen në shesh dhe filluan hapjen e arkave ku ishte vendosur municioni, per te bërë nxjerrjen e predhës, gëzhojës, djegores dhe barutit dhe vendosjen e tyre në vendet e caktuara.  Baruti i nxjerrë nga arkat e municionit ishte i vendosur në qese dhe, mbas nxjerrjes së këtyre qeseve, punëtorët i vendosnin ato në disa thasë që shërbenin për mbledhjen e barutit.

Ne pergjithesi keto karroca riparoheshin me saldim nga nje punonjes i fabrikes qe ishte viktima  Qemal Deliu, i cili i saldonte në shtëpinë e tij. Diten e ngjarjes viktima Qemal Deliu po punonte së bashku me grupin e tij të përbërë nga familiarët e tij. Sipas akuzes, ate dite ai ka nxjerrë për të salduar gjithsej tre karroca. Mbasi ka salduar karrocat në banesën e tij, viktima Qemal Deliu i ka risjellë ato ne fabrike. Sjellja e karroces se fundit te salduar prej tij perkon me fillimin  e pushimit per ngrenien e drekes dhe pjesa me e madhe e punetoreve e kishin lene vendin e punes per te shkuar per dreke. Akoma pa u larguar te gjithe punetoret per pushimin e drekes,  ra zjarri qe, per shkak te permasave te medha, qe ne momentin e pare shkaktoi shperthime te fuqishme e djegie te te gjithe sasise se municionit qe gjendej ne mjediset e fabrikes. Shperthimi ishte apokaliptik sepse ai nuk ishte nje rastesi dhe aq. Shperthimi kishte per te ndodhur, dhe ndodhi siç jemi ne dijeni te gjithe per te. Shperthimi ne fabriken e çmontimit te municionit ne Gerdec ishte parashikuar qe jo vetem te shaktonte dhe sillte pasojat e ardhura por edhe per te paralajmeruar se Shqiperia dhe strukturat e saj ne ushtri nuk ishin ne lartesine e standarteve per tu pranuar ne NATO.

Ngjarja dhe pasojat e shkaktuara me date 15.3.2008 ne ish repartin e tankeve ne fshatin Gerdec, ne veshtrim te mbrojtjes se te mbrojturit prej meje, Mihal Delijorgji, nuk ka ndodhur nga pakujdesia e punetoreve qe punonin ne fabriken e çmontimit dhe çmilitarizimit. Ngjarja dhe  pasojat e ardhura kane nje prapavije te theksuar politike ne dem te interesave te Republikes se Shqiperise.

Përse dhe si shpërtheu zjarri në Gërdec?

Publikisht ne dimë se shkaku ishte s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›